Info:
Organizata është themeluar me qëllim të administrimit kolektiv të drejtave të autorëve dhe/-ose të interpretuesve, të prodhuesve të fonogrameve, nën aktin e së drejtës së autorit kosovar.
APIK ka për detyrë të bëjë administrimin kolektiv të të drejtave të besuara në emrin e vet, por për llogari të autorëve dhe/ose të pronarëve të tjerë të ligjshëm të cilët i kanë besuar të drejtat e tyre ne APIK për menaxhimin kolektiv dhe APIK nuk duhet të veprojë për përfitime të veta.
Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën ose aftësitë fizike.
Çdo person i cili/ e cila dëshmon se është autor i një vepre të mbrojtur nën të Drejtën Autoriale të Kosovës ose të trashëgimtarit ose të pasardhësit tjetër të ligjshëm dhe/ose çdo person i cili / e cila paraqet se është interpretues i një performance të regjistruar të mbrojtur nga e Drejta Autoriale e Kosovës; dhe/ ose ndonjë personi apo subjekti juridik i cili/e cila dëshmon që është producent i një fonogrami/filmi të mbrojtur nga e Drejta Autoriale e Kosovës, ka të drejtë t’ia besojë të drejtat e tij / të saj ne APIK për administrim kolektiv.
APIK si shoqatë përbëhet nga tri shtylla kryesore:
Autorë - kompozitor, arranzhues (orkestrues), tekstshkrues
Interpretues - këngetar, instrumentalist
Prodhues - producent
Parapëlqimi për marrëveshjen bilaterale me shoqatat simotra nga Slovenia (Zovod IPF) dhe Zvicra (SUISA) dhe shoqatat tjera në rajon.
Mbledhja e të ardhurave nga shfrytëzimi i të drejtës autoriale nga mediumet elektronike, bizneset hotelerike, dhe çdo biznes apo aktivitet tjetër i cili shfrytëzon në çfarëdo mënyre këtë të drejtë.
Keqpërdorimit të së drejtës autoriale i ka ardhur fundi. Anëtarsohu në APIK dhe përfito nga vepra jote.